Balla: Problemi s’janë fëmijët, po babai Kryeministër
Transparenca publike mbi pasurimin e familjes biologjike të Sali Berishës dhe përfshirjen e tyre në projekte investimesh në Shqipëri, ku gjithçka varet nga firma e Babit ka vijuar sot me publikimin e një pjese tjetër të korrespondencës midis vetë Argita Berishës dhe biznesmenit Zafar Ansar.Deputeti Taulant Balla gjatë një konference për shtyp ka theksuar se problemi i PS nuk janë të pasurit, po pasurimi i paligjshëm i pushtetit të Saliut që thith palcën e ekonomisë kombëtare dhe rrënon shtetin. “Por të dashur qytetarë, problemi në këtë mes nuk është as Argita as Shkëlzeni, por babai i tyre kryeministër që edhe sloganin e fushatës e ka PËR PARA! Për para Saliu vodhi votat në 2009-ën. Për para Saliu nxorri Shqipërinë në shitje”, është shprehur deputeti socialist.Sipas Ballës, fushatës së Berishës për para socialistët do t'i kundërvënë përpjekjen e përditshme për ndryshim, dinjitet, rilindje shqiptare.“Ja pse në 23 qershor Shqipëria do ta mbyllë njëherë e mirë me votë kapitullin e politikës për para dhe do të hapë kapitullin e politikës për rilindje”, e ka përfunduar deklaratën e tij deputeti socialist Taulant Balla.