Vdekja e 11-vjeçarit, famijarët: Të zbardhet e vërteta, hetim deri në fund
Kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga vdekja e Denis Almadhit, 11- vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT familjarët e tij kanë takuar kryeprokurorin Adriatik Llalla.Gjatë takimit në prokurori ata kanë kërkuar hetim në themel të çështjes. Daja i Denisit, Maliq Hasmuça kërkoi zbardhjen e së vërtetaës,e cila prej 65 ditësh mundon familjen Almadhi.“Kryeprokurori u tregua i gatshëm, duke na pritur që në ditët e para të punës së tij në detyrë. Ne nuk kemi asnjë informacion rreth hetimit dhe duke ia shtruar këtë problem prokurorit na premtoi se gjithçkaje do t’i shkohet deri në fund sipas ligjit”- tha daja i Denisit.Familjarët e 11-vjeçarit vazhdojnë ti qëndrojnë idesë se gjatë operacionit nga ana e mjekëve ka patur neglizhence,por zgjidhjen e çështjes ata ia lënë në dorë akuzës shqiptare.