Punësimi i PAK, Ksera thirrje institucioneve të zbatojnë ligjin

Ministria e Punes, Cështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka përgëzuar nismën e Avokatit të Popullit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, duke bërë thirrje për zbatimin e këtij ligji në të gjitha institucionet.Ministri i Punës, Spiro Ksera dhe Anisa Proda, pjesë e sekretariatit teknik për pesonat me aftësi të kufizuar në këtë Ministri, kanë kërkuar mbështetjen ndaj këtij grupi shoqëror.Sipas ligjit të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, duhet të gjej zbatim në të gjitha institucionet publike ose private, pasi në rast të kundërt ky ligj parashikon pagesën e një shumë të caktuar në formën e rimbursimit, e cila do bëjë të mundur krijim e një fondi për këta persona.Edhe pse deri më tani ky ligj nuk është zbatuar, në të parashikohet që një në 25 persona të këtij grupi shoqëror të punësohen.