Topi FRD fobia e kryeministrit, 23 qershori ndëshkim popullor për Berishën
Kryetari i Partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi ka zhvilluar një takim me mbështetësit e kësaj force politike në Mirditë.Në fjalën e tij, Topi ka ripërsëritur qëndrimin e FRD-së për të mos bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga dy partitë e mëdha, Partinë Demokratike dhe Partinë Sociliste.Gjithashtu kreu I FRD-së i cilësoi si dëshpëruese akuzat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e djeshme të kryesisë të Partisë Demokratike.Partia Fryma e Re Demokratike është fobia e kryeministrit por 23 qershori do të jetë një ndëshkim popullor për Berishën dhe shpurën e tij. Kryeministri i dëshpëruar dhe në panik bën deklarata të papërgjegjshme. Fryma e Re Demokratik nuk do të bëjë koalicion me asnjë nga partitë e vjetra PS dhe PD” ka theksuar Topi