Dëmtimi i afreskut të Onufrit, protestë para MTKRS: Bumçi të japë dorëheqjen
Ngjarja e rëndë e shkatërrimit të afreskëve të Onufrit në kishën Shën e Premte në Elbasan, ka ngjallur reagimin e forumit për Mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të cilët kanë protestuar përpara Ministrisë së Kulturës.Kerkesat e anëtarëve të forumit kanë qenë deri në dorëheqjen e Ministrit të Kulturës dhe personave përgjegjes përballë kësaj ngjarje të rëndë për vlerat unike kulturore.I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i Ministrit të Kulturës Aldo Bumci ,i cili e ka quajtur protesten si organizim të një pseudoforumi. Sipas Bumcit, detyra e Ministrisë së Kulturës është mirëmbaja dhe restaurimi i monumenteve dhe jo mbrojtja me armë , sic kërkon rasti i kishës Shën e premte.Ministria e Kulturës në bashkëpunim me njësitë vendore në Elbasan ka ngritur një grup të gatshëm per kete problem, duke ia lënë zbardhjen e plotë ekspertëve përkatës.