Tiranë, grabisnin sahatë elektrikë dhe pompa uji, 3 në pranga
Goditet në kryeqytet një grup kriminal të cilët grabisnin sahatët elektrikë dhe pompat e ujit.Burime nga policia bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Miklovan Demiri 18 vjeç, Sh. Likaj 17 vjec dhe Marjo Doda 23 vjeç të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim.Arrestimi i tyre u bë në rrugën "5 Maji" në Tiranë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi pompash uji në dyqanin në pronësi të një shtetasi e ndodhur në rrugën "Mine Peza".Nga shtrirja e hetimit aktualisht janë dokumentuar implikimi i tyre në 20 vjedhje të pompave të ujit dhe të sahate elektrike në zonat të ndryshme të kryeqytetit.Aktualisht nga strukturat e policisë së komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë vazhdon puna hetimore në drejtim të dokumentimit të tjera vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal me tendencën e vjedhjes.