Korçë,motorri del nga rruga, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.Një motorr me të cilin udhëtonin 2 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Dëfrim dhe Alfred Zaçellari.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pogradecit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Dyshohet se drejtuesi i motorrit i cili ishte në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.