Beteja zgjedhore, Patozi: Para apo pas zgjedhjeve PD në koalicion me LSI

Vetëm 6 muaj larg zgjedhjeve parlametare të 23 qershorit, Partia Demokratike deklaron se do ta vazhdojë bashkëpumin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një fakt tillë e ka konstatuar për RTV Ora News një nga eksponentët kryesorë të kampit blu, deputeti dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, zoti. Patozi deklaroi në “One tu one” se tashmë nuk ka asnjë dyshim se dilema e vetme mbetet nëse ky koalicion do të jetë para apo pas zgjedhor. Zgjerim të koalicionit dhe fitore bindëse premtoi ai për 2013, ndërsa akuzoi liderin e opozitës se po përdor cdo instrument për të cënuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, e në këtë mënyrë për të pregatitur alibinë e humbjes së radhës. Kreu i grupit parlamentar për rreth 1 orë e gjysëm shpalosi përballë drejtorit të Informacionit Patrik Sadikaj platformën e PD për zgjedhjet e ardhshme, analizoi marrëdhëniet me PDIU, FRD, por në fund dhe pse u shpreh se po shkohet drejt një klime të tensionuar politike shprehu bindjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Intervista e plotë vijon si më poshtë:U mblodh kryesia, keni ndezur zyrtarisht motorët?U shpall zyrtarisht që PD ka nisur përpjekjet për të fituar një mandat të tretë, jemi në fazën pregaditore. Sot ne u thamë shqiptarëve se PD është futur zyrtarisht në një fushtaë komunikimi me qytetarët, kjo jo për tu treguar ckemi bërë në 8 vite , por për një ofertë konkrete. Por sdo jetë vetëm programi që do ta bëjë diferencën, diferencën e bën mënyra sesi PD dhe koalicioni i saj shkon në këto zgjedhje. Po të ishte vetëm me shkrim programi, pala tjetërmbase do gjente ekspertë më seriozë. Kemi ruajtur ritme të jashtëzakonshme të zhvillimit të ekonomisë, kemi zhvilluar infratsrukturën, kemi ruajtur trendin e rritjes së pagave, anëtarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat.Mjafton kjo?Ne e dimë që në këtë fushtaë nuk futemi duke shfrytëzuar dobësinë e kundërshtarit. Kundërshtari në të gjitha lëvizjet e saj tregon dobësi. Të gjithë lëvizjet e qenësishme të katër viteve të fundit i ka në disfavor.Pengon numrin e rritjes së KZAZ-ve, cinteres ka? A është kjo opozitë që ka pretenduar manipulim të rezultatit. Një forcë politike që hyn për të bërë rrotacion smund të hyjë duke thënë të ngrejmë ushtrinë e votës. Ne kemi misionin tonë, është në radhë të parë kontratë me qytetarët shqiptarë, ata presin më shumë nga ckemi bërë në 8 vite, ne kemi mundësi ta bëjmë dhe këtë do ta bëjmë përmes një koalicioni sa më të gjerë, PD e ka në AND e saj këtë gjë edhe kur ska pasur fare nevojë për të. Pretendojmë të kemi një fitore të bujshme dhe jo në shifra të thekta si në 2009.Mos është taktike kjo deklaratë?Ne kemi rekordet tona, arritjet tona, por kemi dhe eksperiencën tonë. Ne skemi nevojë për sondazhe, PD ka ditur të fitojë betejat elektorale, sa kohë fituam në 2009 duke pasur jashtë koalicionint një pjesë të aleatëve aktualë kemi të drejtë të pretendojmë për një fitore të bujshme. Kemi prirjen për të pasur një karvan të gjatë fitues, nuk e mbështesim në hava këtë bindje, kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me aleatët aktualë por dhe potencialë. Kemi bindjen se do ruajmë koalicionin, nëse kemi parasysh LSI mund të jap një opinion timin, unë ndjej që do kemi vijimësi të koalicionit, dilema është vetëm nëse do jetë para apo pas zgjedhor.I kemi bërë llogaritë si parti?Natyrisht. Është në interesin e PD por dhe e aletaëve që të kemi një koalicion sëbashku. Ne mund të marim më shumë deputetë në një alencë parazgjedhore por kjo sbën një diferencë të madhe. Kjo është prognoza si unë e shikoj marrëdhënien me aleatët për zgjedhjet e 23 qershorit.Rama i është drejtuar LSI për t’iu ofruar koalicionit të së majtës, PD i ka bërë ofertë?Ska arsye, është një ftesë e hapur. Është ende shpejt, mund të vijë koha që të behët edhe zyrtare. Diferenca mes dy kampeve është si e bardha me të zezën, nga njëra anë kemi një marrëdhëie të shumë burrërore brenda koalicionit, aletatët në historinë 22 vjecare të PD kanë parë një partner serioz dhe kjo jo vetëm ti japësh ndarjen e pushtetit por dhe në mënyrën si komportohesh në aksione të përpashkëta por dhe si e mirëkupton në qëndrimet kundër. Partitë politike marrin shumë nga karakteri i liderit. Mënyra si kërkon PS, apo Edi Rama në vecanti, herë lutet, herë përgjerohet, herë thotë fjalën e fundit të parën, gjë që si takon kurrë një lideri partie. Nga njëra anë thotë të rrëzojmë korrupsionin nga ana tjetër shkon në shtëpinë e tij dhe ha ngjala, ka një mungesë koherence në të gjitha qëndrimet dhe lëvizjet e Ramës që e bën që të jetë lokomotiva e një fronti opozitar në zgjedhjet e ardhshme. Po kështu smund të futesh në zgjedhje duke trembur të tutë.Po të shikoni edhe paketën e tyre të ndryshimeve kushtetuese, kërkonin që opozita të ketë akses në institucionet e vendit, kjo është opozita që kemi përballë.A është parë si mish i huaj tek e djathta LSI ?Përtej faktit që ne konsoliduam një partneritet që i siguroi vendit një stabilitet katër vjecar. Nëse ka një kosto është shumë më e vogël nga cmendohej ditën e nënshkrimit të marrëveshjes.Ajo që vlen për tu shënuar është se në dukje të parë ishte një marrëdhënie e sforcuar, një koalicion që do të kërciste, nuk ndodhi kështu falë respektit dhe vlerësimit të partnerëve, është meritë e dyanshme. Besoj që është një marrëdhënie që do vazhdojë, mbi të gjitha se ne kemi një traditë tashmë. Ose do të kthehemi në 2009 ose në 2011.Po nëse LSI do duhej të zgjidhte me PD apo PS?LSI nuk mund t’ia lejojë vetes të qeverisë në minorancë, kjo pritet të ndodhë sërish. Sondazhi më i madh janë zgjedhjet.Në të gjitha rastet ne jemi një koalicion binshëm fitues, në shifra të gjera, kjo lexohet nga cdo kryetar partie.Zgjerimi majtas, nënkupton PBDNJ?Smund të citoj asnjë krytar partie. Mendoj që në koalicionin tonë janë të mirëpritura të gjitha forcat progresistë që pranojnë programin tonë dhe se integrimi i Shqipërisë është axhenda jonë kombëtare.Po PDIU?Është një partnere solide, kemi qenë që në zgjedhjet e 2009.Rezoluta came, mund të jetë një sprovë për marrëdhënien tuaj?Nuk besoj, ne po akuzohemi se po përdorim nacionalizmin si kartë elektorale. E kemi pasur në axhendën tonë që në krijimin e PD bashkimin kombëtar. PDIU nuk ka nevojë të testojë PD, është artikuluesja e parë e cështjes came. Ka një rezolutë që do trajtohet me respektin më të madh në Parlament, mendoj që përtej tekstit të rezolutës duhet të kemi parasysh që ka një traktat miqësie me Greqinë që kam bindjen se përfshin edhe cështjen came. Rezoluta dhe traktati nuk mund të jenë përjashtuese të njëra-tjetrës.Sfida më e madhe e PD në këto 6 muaj besoj se është me të pakënaqurit, si do tu jepni përgjigje?Nëqoftëse do flasim në termat politikë të pakënaqurit janë opozita.Të jeni të sigurtë se nuk mungojnë por janë shumë më pak se ata që ndihen të plotësuar. Ka edhe të kënaqur në radhët e opozitës por ndoshta inercia nuk i lejon të ndryshojnë votën e tyre. Ne smund të pretendojmë që të kënaqim në 100% armatën tanë të simpatizantëve, do bëjme më të mirën duke respektuar cdo qytetar pavarësisht nëse e voton apo jo PD. Nuk kemi sfidë me pjesën e pakënaqur, kemi një kundërshtar megjithëse të lodhur do ta marrim seriozisht se kemi një kontratë me qytetarët që presin më shumë prej nesh.Të pakënaqur ka dhe nga politika, pse u shkëput FRD?Është një marrëdhënie e prishur në mënyrë të njëamnshme nga disa zyrtarë të lartë të PD, si zoti Topi apo Oketa. Topi ka krijuar një parti me të cilën pretendon se do ketë sukses. Unë nuk do të merrem me të, sot jam i prirur të flas për realitete politike, për parti që kanë një numër votash dhe jo për dëshira. Këto janë koncentim i keqkuptimit që kanë një kategori e papërfillshme njerëzish për pushtetin. Nuk ja vlen të merresh shumë, Shqipëria ka disa ish Presidentë dhe ish Ministra ku gjithsecili mund të kishte krijuar një parti a ja vlen të flasësh për të gjithë?Mund të gjendet një rrugë bashkëpunimi?Ka një kërkesë nga PS për të bashkëpunuar me të. Topi thotë që sbëhem me partitë e vjetra, ndërkohë që PD se ka ftuar kurrë për bashkëpunim.Partitë e vjetra janë PD dhe PS,ku kjo e fundit është e vetmja që po kërkon koalicion.Pregatitja, cështja e mandateve, zonave të administrimit zgjedhor,pati një shqetësim të Ambasadorit Arvizu për KQZ, është i drejtë?Përpara këtij kam konstatuar një shqetësim nga zonja. Subashi. E konsideroi mosvotimin me konsensus të kryetarit të KQZ si një ogur i keq për zgjedhjet e ardhshme. Janë të gjitha shenjat që nga pala tjetër po pregatit kontestimin e zgjedhjeve. Nuk ka zgjedhje në botë që në rast se njëra palë është e prirur të mos pranojë rezultatin të mos jenë të cënueshme. Nuk mund të më thuash të numërosh banorët e Kukësit, kur Taulant Balla në zgjedhjet e 2011 u akuzua se mori banorë nga Tirana për të votuar në Sterblevë. Cështja e KZAZ-ve është absurde, KQZ ka kërkuar shtimin e numrit për të pasur rezultat më të shpejtë dhe opozita refuzon. Kam të gjithë argumentat se Rama po përgatit justifimin e radhës që sot. Mazhoranca nuk mund të bëjë dhe rolin e opozitës. Qeveria ka detyrimet e saj, do bëjmë gjithcka për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Si zgjidhet cështja e mandateve?Është një cështje teknike që sja vlen ta diskutojmë gjatë. Me rëndësi ëhstë të ketë zgjidhje ligjore, ose do ketë lëvizje të një mandati në dy qarqe dhe shtim në dy qarqe të tjera. Ligjvënësi i ka parashikuar të gjitha zgjidhjet.Në dy mandatet e mëparshme keni pasur dy karta, në të parin korrupsionin, në të dytin integrimin, po në këtë mandat me cfarë do të shkoni?Shqipëria sa më shpejt vend i zhvilluar do të jetë karta e mandatit të tretë, por pa harruar dy të parat. Korrupsioni është një luftë në vazhdim, integrimi mbetet axhenda kombëtare pavarësisht incidenteve që kemi pasur në tre vitete e fundit. Bllokimi i integrimit nga Rama ka qenë përpjekja e fundit dhe këtë do ta vendosë vota e shqiptarëve. Cdo qeveri ka një synim kryesor, rritjen e mirëqënies së qytetarëve të vet. Ne do ti japim një përgjigje shqiptarëve se drejt kujt po shkojmë, një qeveri duhet ti flasë popullit të saj pa doreza. Shqiptarët ndjehen më mirë në vendin e tyre, ky duf kërkon një përgjigje dhe deviza për bashkim kombëtar nuk është artificë. Shqiptarët erdhën në këtë 100 vjetor të lirë, ishin më të pasur, më të ditur, më të ndricuar se asnjëherë në historinë e tyre në këto 100 vjet. Shfaqën një dashuri më të madhe për vendin sesa në ’90.Ky vërshim energjish duhet të drejtohet diku dhe ideja e bashkimit kombëtar këtu konsiston, këtë qëllim ka. Bashkimi kombëtar yni nuk drejtohet kundër asnjë kombi tjetër prandaj mendoj se është një ndërmarrje që do ketë sukses, duhet bëjmë gjithcka që hapësirat mbarë shqiptare të kenë kufinj konvencionalë. Duke mos i pasur defakto kufinjtë ti i tregon botës, fqinjëve dhe vetvetes se bashkimi i shqipatërev nuk kërcënon askënd.Si mund të bëhet kjo, njerëzit mund ta kenë kuptuar si bashkim natyral kufijsh?PS u përpoq të ndajë shqipatarët më 28 nëntor, Rama bëri një përpjekje dëshpëruese për ti ndarë dhe nuk ja arriti, kjo falë shqiptarëve. U përpoq të prishte festën, mori një përgjigje shembullore në Vlorë dhe Tiranë. Këtë se arriti dhe bllokoi statusin, përgjigjen për këtë do ta marrë më 23 qershor.Mosmarrja e statusit kandidat në BE, pse dështuam, kush ka përgjegjësi?Është një pyetje e ezauruar, e ka marrë përgjigjen që kur Edi Rama bllokoi statusin, ka qenë një vendim i paracatuar, ndoshta dhe shumë kohë para marrëveshjes së famshme të nëntorit. Ka qenë një film me tre seri. Të gjithë e dinë se cështja e Fierit ishte një justifikim, do të kishte qenë më i besueshëm për këdo nëse do të thoshte se pavarëssiht se Europa kërkon miratimin e ligjeve opozita nuk i voton pasi Shqipëria ka një sërë cështjesh të tjera më emergjente. Sa është cështje banale, aq periferike për të qenë si shkak për bllokimin e një cështje kaq të rëndësishme për vendin sic është integrimi europian. Është një vendim që e ka marrë që prej tre vitesh. Shqipëria është rast unikal në Europë që dështon në marrjen e statusit për shkak të opozitës.Ai ka bërë këto llogari, të shkojë në zgjedhje duke radikalizuar politikën, ai mendonte se pjesën e suksesit do ta merrte qeveria. Me këtë ai dënoi qindra shqiptarë. Pse e bën, e bën se mendon se duke shkuar në zgjedhje i polarizuar, me një debat të ashpër mendon se mund të marrë maksimumin e një rezultati pozitiv. Por sipas një sondazhi kurrë një parti nuk vjen në pushtet kur kërkon konfklikt. Kjo taktikë mund ti shërbejë për të ruajtur partinë e vet.I druheni një skenari që mund të devijonte në një konflikt më të gjerë, ka një skenar për të acaruar klimën?Ajo që unë shoh është se Edi Rama po kërkon cdo instrument për të cënuar zgjedhjet shumë kohë para mbajtjes së tyre. Unë jam optimist, ne kemi një traditë të pasur në 23 vjet, kemi një sistem ligjor dhe institucione më të sprovuara se vite më përpara që kanë instrumentet dhe profesionalizmin për të trajtuar cështjet kur njëra palë kërkon të abuzojë me ligjin.Qytetarët presin që në Shqipëri fenomeni i zgjedhjeve amerikane të jetë i rëndomtë, humbësi të urojë fituesin dhe më pas të falenderojë dhe qytetarët e tij. Ne pranojmë cdo rezultat, por kemi kundërshtarin që ka kontestuar tre palë zgjedhje, kemi të bëjmë me një të sëmurë që pranon rezultatin vetëm kur fiton. Ne i përmbahemi cdo detyrimi që ka mazhoranca dhe PD për një proces të lirë dhe të ndershëm, urojmë që presioni i qyteatrëve, institucioneve dhe ndërkombëtarëve që të detyrojë PS që të mos prishë zgjedhjet aq më pak të tentojë mospranimin e rezultatit.Jemi në një vit të vështirë ekonomikisht, do të jetë një mbështetje e fortë dhënia e alternativave për të mbajtur gjallë ekonominë?Ne prisnim që debati mes palëve të mos ishte banal. Po të ishte ndryshimi mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, një qeverie të madhe apo të vogël, them që sështë ky debati që po zhvillohet. Ka një muaj që opozita lëshon akuza dhe shpif për fëmijët e Kryeministrit. Edi Rama nuk nxjerr mësime nga pësimet e tij, një histori dhe debat i tillë ka qenë para 6 vitesh. Nuk ka ctë tregojë për vendin e tij dhe kërkon të demoralizojë kundërshtarin.Kandidati për Kryeministër do jetë sërish Sali Berisha?Ne jemi në fushatë tani dhe fushata ka liderët e saj. Nuk janë ndryshimet në qeveri ato që mund të sjellin lëvizje në radhët e votuesve. Shoh një qeveri dhe Kryeministër terësisht të angazhuar për fitore, nuk shoh që kemi nevojë për ndryshime në kabinet.U tremb konsumimi pas dy mandatesh, opozita e ka parë shpesh si favor të saj?Fituesi nuk lodhet asnjëherë, ai që humbet edhe mund të lodhet,demoralizohet aq më tepër kur janë të njëpasnjëshme. Zoti.Rama është një humbës biblik.Sllogani i dalë nga kryesia ishte një zgjedhje për të treguar vazhdimësinë?Sllogani është një simbol, ishte i bukur, ne vijojmë ndryshimin, ndryshimi nuk mund të ndalet dhe ne jemi të motivuar për ta bërë.Nuk garanton fitore, por gjithsesi shpreh dicka.