Ledi Shamku te tregu çam, takime me biznesmenët e vegjël

Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku e shoqëruar nga e shoqëruar nga kryetari i PS-së për Njësinë Nr.10, Erjon Osmanaj, si dhe të zgjedhur socialistë në pushtetin vendor është takuar sot paradite me biznesmenë të vegjël dhe të vetëpunësuar në tregun çam në Tiranë.Deputetja socialiste pasi i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha shqetësimet e sipërmarrësve të vegjël, i ka siguruar ata për angazhimin e Partisë Socialiste për heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe trajtimin e kësaj kategorie, si një partner në zhvillimin ekonomik të vendit.“Puna e parë që kemi thënë, është që do heqim menjëherë taksën e biznesit të vogël. Po menjëherë. Kur them taksa e biznesit të vogël, them taksa e të vetëpunësuarve, siç jeni ju, sepse juve konsideroheni si biznes, por në fakt jeni të vetëpunësuar”, ka theksuar deputetja Ledi Shamku.Ajo dhe përfaqësuesit e tjerë të PS-së kanë garantuar sipërmarrësit e vegjël se kjo parti është e vendosur për t’i dhënë fund një herë e mirë abuzimeve të administratës tatimore, që krahas taksave dhe tatimeve larta, po u marrin më shumë frymën tregtarëve edhe me gjobat abuzive, që vendosin në mënyrë të padrejtë.