PD: Rama të bëjë transparencën e pallatit të bashkëshortes së tij

Partia Demokratike kërkoi sërish sot nga kryesocialisti Edi Rama të bëjë transparencën para publikut të historikut të ndërtimit të një pallati në pronësi të bashkëshortes së tij.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi parashtroi sërish pyetje drejtuar kryesocialistit Rama në lidhje me pasurinë e bashkëshortes së tij Linda Basha."Ne po i japim mundësi z.Rama të sqarojë publikun për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900m katrorë sipërfaqe ndërtimi në rrugën "Qemal Guranjaku", ndërtim i përfunduar në vitin 2010 pronë e familjes  së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha. Partia Demokratike kërkon nga ju të sqaroni shqiptarët çështjet që vijojnë:  Cili është historiku i vërtetë i këtij pallati? A keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndërtimit të këtij pallati?  Sa leje ndërtimi  keni lëshuar për ndërtimin e këtij pallati? A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në sheshin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati? Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati? A ka histori paje në këtë pallat dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkshortja juaj keni marrë si pajë?" theksoi Zëdhënësja e PD-sëZëdhënësja e PD-së kërkoi sërish nga Rama të përgjigjet për origjinën e 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha të marra apo të dhëna kredi pa interes nga kjo e fundit.