Durrës, shtyhet vendimi për Ilir Xhakjan

Gjykata e Apelit të Durrësit ka shtyrë vendimin ndaj Ilir Xhakjes, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998.Trupi gjykues vendosi ta shtyjë vendimin për Xhakjan për në 23 janar pas mosparaqitjes së të akuzuarit në sallë. Sipas Gjykatës Ilir Xhakja nuk është njoftuar për seancën e sotme gjyqësore.Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg ndaj tij, ndërkohë që në vitin 2002 gjyqtari Neritan Tabaku, i dha pafajësinë Ilir Xhakjas për këtë krim.Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në 26 korrik të vitit 1998 në vendin e quajtur Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij akuzohet pikërisht Ilir Xhakja.Ndërkohë mbi Xhakjan rëndon akuza e vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.