Olldashi bën bilancin: 22.6 miliard lekë për ndërtimin e rrugëve gjatë 2012

22.6 miliard lekë janë shpenzuar gjatë 2012 për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, e deklaroi këtë gjatë bilancit të 2012.Sipas kreut të Transporteve, një nga investimet kryesore ka qenë autostrada Tiranë -Elbasan ku ka përfunduar rreth 40% e punimeve.Ministri Olldashi vlerësoi edhe ecurinë e procesit te legalizimeve, i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti.Një tjetër sektor, që sipas Olldashit, ka njohur investime dhe përmirësim në shërbimin ndaj qytetarëve është ai i ujësjellës-kanalizimeve.Ministri analizoi punën edhe në sektorin hekurudhor, ku sipas tij, janë arritje nënshkrimi i marrëveshjes me Malin e Zi si dhe nisja e procedurave për modernizmin e linjës Tiranë-Durrës..