Dibër, gjendet i varur 22-vjeçari, policia nis hetimet

Një i ri është gjetur i varur në litar në Dibër. Burime nga policia e këtij qarku bëjnë me dije se 22-vjecari Drilon Dema është gjetur i varur në një pemë pranë shkollës në fshatin Homezh të Bulqizës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse viktimën e kanë varur apo është vetëvarur.Mësohet se i riu ishte liruar nga komisariati vetëm disa orë para ngjarjes së rëndë, ku ishte arrestuar për veprën penale të vjedhjes.Ndërkaq nga ana e forcave blu të Dibrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.