Basha: Këtë muaj nis fuksionimi i Parlamentit rinor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2013, 15:03
Këtë muaj nis funksionimin parlamenti rinor i Bashkisë së Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i cili theksoi se Parlamenti rinor do të përbëhet nga presidentët dhe kryeministrat e qeverive të nxënësve të çdo gjimnazi.Sipas Bashës ku Parlament do të ketë një rol të rëndësishëm në adresimin e politikave për të rinjtë si dhe do të japë një kontribut për ndarjen e fondeve për investimet dhe aktivitetet rinore.“Do të nxisim garat mes shkollave. Nxënësit më të mirë do të kenë si shpërblim edhe eskursione në kryeqytetet evropiane” shtoi Basha.