600 mijë zgjedhës pa qendër votimi, Teliti: Krerët e njësive të publikojnë listën
Më shumë se 600 mijë zgjedhës ende nuk e dinë se në cilën qendër votimi do të drejtohen me 23 qershor, ndërsa 2 milion e 600 mijë të tjerë tashmë e kanë të qartë adresën se ku do të votojnë.Sipas drejtorit të përgjithshëm të gjendjes civile Armand Teliti 111 drejtues të njësive vendore nuk kanë zbatuar ligjin për listën ekzakte të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të kodit zgjedhor, ku një qendër votimi nuk mund të ketë më pak se 200 votues dhe më shumës e 1 mijë votues.Në një intervistë për “Ora News” Teliti fton kryetarët e njësive vendore që në zbatim të ligjit të publikojnë ekstraktet e listës zgjedhore, në mënyrë që deri në afatin e dytë të publikimit me datën 3 shkurt të jenë eleminuar këto problematika. Drejtori i gjendjes civile evidentoi faktin se po fshihen nga regjistri i gjendsje civile rastet e dublikimeve.Në përputhje me përcaktimet ligjore të kodit elektoral drejtoria e gjendjes civile publikoi në ëeb e saj në internet të dhënat e regjistrit të zgjedhësve, në mënyrë që drejtuesit vendor të publikojnë në zyrat e gjendjes civile informacionin për qendrat e votimit për të gjithë qytetarët.