Teatri i Metropolit paraqet sezonin e ri artistik
Komedia e zezë me titull "Dorëzimi" e autorit Irlandez Martin Mc Danagh është premiera e parë që do të vihet në skenë në sezonin artistik për vitin 2013-të në Tetarin e Metropolit.Në një konferencë për shtyp Drejtoresha e ketij Teatri Suela Konjari tha se ky vit do të ketë një repertor të ngjeshur aktivitetesh, veçanërisht bazuar në vepra shqiptare, dhe një ndërthurje brezash ndërmjet artistëveNdërsa e para vepër që do të hapë sezonin artistik do të jetë komedia e bazuar mbi motivet e Çajupit "14 vjeç dhëndër" e cila shënoi sukses në vitin2012.Gjatë konferencës, Konjari gjithashtu solli edhe një panoramë të vitit 2012-të duke e cilësuar si të sukseshëm.Edhe të ardhurat e fituara nga biletat sipas drejtoreshës krahasuar me 2011-ën kanë qënë 40% më të larta, duke kapur shumën rreth 3.9 milionë të rinj.