Tiranë, asfiksohet nga qymyri, humb jetën një 33-vjeçar

Një 33-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në kryeqytet pasi dyshohet se është asfiksuar.Ngjarja e rëndë është shënuar në Qesarakë, një zonë afër “Freskut” në Tiranë ku  33-vjeçari, Dalip Burigji është gjetur i vdekur në banesë pasi ishte asfiksuar nga qymyri.Sipas informacioneve më të fundit mësohet se 33-vjeçari kishte ndezur qymyr në një mangall për tu ngrohur po ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.