Armët origjinale të Skëndërbeut, vizitohen në Muze nga Ambasadori i Austrisë

Ndërsa përgatititet për t’i rikthyer në Muzeun e Vjenes, Ambasadori austriak Florian Rauning i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është ndalur për të fundit herë në Muzeun Kombetar duke pozuar me armët e Heroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.Ambasadori austriak i ka quajtur shqiptarët si një popull i interesuar jo vetëm për kulturen kombëtare, por edhe më gjerë.Ekspozita e armëve e cila ka qëndruar për afro dy muaj në pavionin e mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar do të mbyllet ne datën 13 janar.Ajo ka shënuar një numër vizitorësh prej 1.7 milionë, duke tërhequr vëmëndjen e të gjitha moshave.