ERE vendos për mënyrën e zgjedhjes së administratorit të CEZ

Nëse Kompanisë CEZ  Shpërndarje do ti hiqet licensa ajo do të drejtohet nga një administrator shtetëror. Bordi i ERE-s ka miratuar rregulloren e cila parashikon menaxhimin e kompanisë dhe përmirësimin e performancës.Sipas kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë Sokol Ramadani kjo është një masë  paraprake nëse  merret një vendim për heqje license.Ndërsa Drejtori juridik i ERE-s Eduard Elezi ka deklaruar se administratori i zgjedhur do të jetë një person me njohuri të mjaftueshme në fushën e energjisë elektrike.“Rregulloja përmban sa do vazhdojë  administrimi i CEZ nga një administrator deri sa të gjendet një zgjidhje. Brenda 10 ditëve administratori merr në dorëzim kompaninë.  Administratori duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës” theksoi Elezi.Ndërkohë emri i administratorit të CEZ-it do të publikohet në ditë në vijim në shtyp nga Enti Rregullator i Energjisë.Ndërkohë dy ditë më parë, drejtori juridik në ERE Eduard Elezi është shprehur në një intervistë për “Ora News” se edhe pse i kanë mbetur vetëm dy javë deri në marrjen e vendimit për heqjen e licences Cez Shpërndarje  nuk e ka përmirësuar performancën.Sipas Elezit po vijojnë monitorimet në të gjithë vendin dhe janë vënë re përsëri ndërprerje të energjisë apo probleme në rrjet.Pavarësisht të gjitha vështirësive Drejtori juridik ka siguruar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë moment.Bordi i Entit Rregullator të Energjisë do të vendosë në lidhje me licencën e kompanisë CEZ  Shpërndarje në datën 21 janar.