Drejtori i zjarrëfikësve në Tiranë:Bombulat e gazit, “minë me sahat”

Temperaturat e ulta të kësaj periudhe dhe përdorimi në masë i gazit të lëngshëm për ngrohje dhe gatim ka rritur rrezikshmërinë që vjen nga përdorimi i bombulave.Sipas drejtorit të zjarrëfiksëve në kryeqytet Haki Hoxha bombulat janë mina me sahat në shtëpitë e qytetarëve dhe shpesh ato janë shkaku i zjarreve në banesa dhe biznese.Cilësia e tyre është jashtë çdo norme sigurie të lejuar dhe nga momenti në moment ato mund të jenë vdekjeprurëse.Ndërsa në analizën që i është bërë 2012 nga zjarrëfiksja e Tiranës situata ka qënë problematike,por e mirëmenaxhuar për të parandaluar dhe minimizuar dëmet.Problematikat më të mëdha zjarrëfikëset vazhdojnë ti kenë brenda vijave të verdha të Tiranës, ku rrugicat e ngushta nuk lejojnë mjetet që të shkojnë në vatrën e zjarrit.Ndërkaq më rrezik janë edhe pikat e mëdha të hidrokarbureve si dhe mobileritë dhe pikat e drurit.