Oketa: FRD, e gatshme të hyjë në garën elektorale

Partia “ Fryma e Re Demokratike” është gati për të vijuar garën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.Deputeti Gazmend Oketa deklaroi në një konferencë për shtyp se FRD-ja ka theksuar se kjo forcë politike do të sjellë një klimë të re në politikën shqiptare."Do të kemi një muaj intensiv për të bashkëbiseduar me Shqiptarët që nga jugu në veri, për të diskutuar pikat kryesore të programit dhe për të ndezur motorët e fushatës zgjedhore.  FRD ka  ka nje ecuri mjaft pozitive, pavarësisht presioneve që vijnë nga të dyja krahët e politikës së vjetër. Në mbledhje, u diskutua edhe puna e 19-të Departamenteve të cilat po hartojnë programin zgjedhor të FRD-së. Janari do të jetë muaji i dialogut intensiv me qytetarët në mënyrë që në konsultim me ta ky program të jetë sa më afër qytetarëve" theksoi Oketa.Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së shprehu besimin se FRD do të jetë një forcë përcaktuese në vendimarrje si dhe forcë qeverisëse, pas 23-qershorit.