Mosdisbursimi i administratës, MF: Kemi çelur fondet, vonesat shkak i listëpagesave

Ministria e Financave u është përgjigjur sërish akuzave të opozitës lidhur me vonesat e pagave të buxhetorëve. Në një njoftim për mediat ky institucion bën me dije Ministri i Financave ka nxjerre Udhezimin nr.1, date 03.01.2013, ku ka bere celjen e plote te fondeve per te gjitha institucionet.Më tej MF sqaron se deri me sot kane vijuar pagesat sipas grafikut normal te te gjitha institucioneve buxhetore, ndërsa shton se çdo vonese e metejshme ka te beje vetem me proceduren qe kryejne vete institucionet buxhetore per disbursimin e pagesave.Në përfundim MF nuk ka lënë pa ironizuar opozitën, duke i bërë thirrje që në vend te deklarimeve shpifese, është mirë që ti referohen te dhenave per pagesa, te cilat publikohen cdo dite ne faqen zyrtare te Ministrise se Financave.