Valët televizive jashtë kufijëve, arrihet marrëveshja mes Shqipërisë e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2013, 16:52
Mediat kosovare kanë të drejtën e transmetimit të valëve edhe në territorin shqiptar, por edhe anasjelltas, mediat shqiptare kanë të drejtën e transmetimit në territorin kosovar.Kjo është marrëveshja e konkretizuar nga drejtori i RTK Bekim Hasani me kryetaren e KKRT Edlira Bushati, duke unifikuar hapësirat e valëve midis Shqipërisë dhe Kosovës.Më herët delegacioni i RTK është takuar dhe me Kryeministrin i cili i përgëzoi për vullnetin e dëshmuar për të vënë në lëvizje unifikimin e hapësirës unike të valëve, ndërsa theksoi se ky është një hap i domosdoshëm, pjesë e një procesi të gjërë, në mënyrë që kombi të ndjehet një.