Punonjësit e policisë pa paga dhe dieta

Policia e shtetit për pak ditë feston 100 vjetorin e saj, por situata nuk duket dhe aq e mirë për forcat e rendit në këtë vit  jubile.Jemi në javën e dytë të janarit dhe ende forcat e policisë nuk kanë marrë rrogën e muajit dhjetor ,ndërsa forcat speciale dietat e vitit që lamë pas.Për kryetarin e sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit Sadedin Fishta mungesa e pagave ndikon drejtpërdrejtë në motivimin dhe performancën e punonjësve të rendit.Ndërsa Fishta shprehet se është e papranueshme që është prekur buxheti për dietat e forcave speciale dhe bëri apel që të lëvrohet fondi sa më shpejt të jetë e mundur.