Vjedhja e kasafortës, "arrest në burg" për të dashurin e 18-vjeçares
Vjedhja e parave, Durrës, arrest në burg për të dashurin e 18-vjeçaresGjykata e Durrësit ka lënë në burg Ismail Xhindin, të dashurin e 18-vjeçares e Fatma Buziu e cila tashmë ndodhet në burg për vjedhjen e parave nga kasaforta e të atit.Në seancën e sotme gjyqësore trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg” për Ismail Xhindin I cili akuzohet se në bashkëpunim me të dashurën e tij vodhi 88 mijë franga zvicerane dhe 4 milionë lekë të reja në banesën e babait të të dashurës, Shkëlqim BuziuNdërkohë dje, gjykata e Durrësit dha masën “arrest me burg” edhe për Fatma Buziun, e cila në sallën e gjyqit u shpreh se është penduar për veprimin e saj. Arrestimi i 18-vjeçares, është bërë nga efektivat e policisë më 3 janar pasi vërtetuan, se në periudhën korrik-dhjetor të vitit që lamë pas, në një kasafortë në banesën e të atit të saj Shkëlqim Buziu, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Në momentin e arrestimit, policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale 18-vjeçares i është bllokuar shuma prej 600 mijë lekësh të reja.