Elbasan, arrestohen 6 persona për vjedhje
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme në këtë qytet.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar "Rrugë të pastra 2", janë arrestuar Abdyl dhe Xhuljan Quku, babë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e pasqyrave të disa automjetesh.Gjithashtu policia e Elbasanit ka arrestuar edhe dy adoleshentë të cilët akuzohen për vjedhjen e një banese dhe një magazine.Sipas policisë është arrestuar 16-vjeçari me inicialet E.C., XH.Z. pasi akuzohet se ka vjedhur materiale hekuri në një magazine si dhe 16-vjeçari me inicialet A.H. 16 vjeç pasi akuzohet për vjedhjen e një banese.Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 31-vjeçarin Haxhi Haricari pasi akuzohet se ka vjedhur 60 mijë lekë të reja në një banesë në Peqin.