KQZ miraton modelin e proçesverbaleve për zgjedhjet
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar modelin e proçesverbaleve për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e 23 qershorit.Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar edhe modelin e dhomës së fshehtë të votimit, i cili do të jetë si ai që është përdorur në zgjehdjete e vitit 2005.Ky model është e përbërë nga dy pjesë kryesore prej kartoni: pjesa mbështetëse me përmasa 105 cm lartësi, 54 cm x 40 cm përmasa suprine, dhe pjesa e fshehtësisë. Këto përmasa i sigurojnë votuesit një votim komod dhe të sigurtë.Gjithashtu, në kuadrin e plotësimit të standardeve zgjedhore, përdorimi i një tipi dhome të fshehtësisë shtesë - të posaçme për persona me aftësi të kufizuara, me përmasa 80 cm lartësi dhe 60 cm x 50 cm suprinë, plus pjesën e fshehtësisë, ndihmon shumë këtë pjesë të shoqërisë në përmbushjen e të drejtës për të votuar dhe është një standard që KQZ e siguron tashmë prej shume kohësh.Po ashtu KQZ-jamiratoi modelin e zarfeve të sigurisë dhe shenjave dalluese që do të përdoren në zgjedhje.