Lezhë, vritet brenda në lokal një 25-vjeçar
Një vrasje është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës. Një 25 vjeçar është ekzekutuar në një lokal në superstradën Lezhë-Laç në afrësi të kryqëzimit të Shënkollit.Vrasja është shënuar rreth orës 2 të mëngjesit në një lokal me muzike live, ndërsa viktima është Martin Shjtefni. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autori dhe viktima ishin të ulur në dy tavolina të ndryshme, ku fillimisht ka patur debat midis tyre, ndërsa grindja ka agravuar me tej duke çuar në vrasjen e 25-vjeçarit.Uniformat blu të Lezhës bëjnë të ditur se janë shoqëëruar në komisariat 20 persona të dyshuar, dhe po vijojnë hetimet për tu zbardhur plotësisht ngjarjen.Shtjefni është qëlluar me pistoletë dhe menjëherë pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.Forca të shumta policore të mbështetura edhe nga ato të ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër kanë ngritur postoblloqe në superstaden që lidh Lezhën me Tiranën por edhe në rrugët rurale ku mendohet të jetë larguar autori i krimit.