Sekuestrohen 7 kg canabis sativa në Kakavijë, në pranga poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2013, 22:35
Një person ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, teksa iu kap në automjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.Sazan Ismailaj, 30 vjeç është arrestuar mbrëmjen e sotme në pikën kukitare të Kakavijës, pasi në automjetin e tij Golf me targa greke ZZY 2349 iu kap dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 7 kg canabis sativa.Sic bëjnë të ditur burime nga policia, lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezerve të automjetit. Ndërkaq pas kryerjes së proceduarave materialet i kaluan Prokurorisë së qarkut për ndjekje të mëtejshme të rastit.