Sekuestrohen 150 kg marijuanë në Igumenicë, në pranga 4 shqiptarë dhe 1 grek
Sekuestrohet sërish drogë në kufirin shqiptaro-grek. Strukturat e policisë së shtetit helen kanë bërë të mundur mbrëmjen e sotme sekuestrimin e 150 kg marijuanë, ndërsa kanë ndaluar 4 shtetas shqiptarë dhe një grek.Policia greke bën me dije se lënda narkotike u kap në Asproklis të Igumenicës, pranë Qafë Botës, ku fillimisht është ndaluar në tokën greke një automjet ku udhëtonin dy shqiptarë dhe një grek, mjeti në të cilin u kap dhe lënda narkotike, e cila ishte ndarë në dy çanta,ndërsa raportohet se ishte marrë në kufirin e gjelbër.Pas automjetit të parë është ndaluar një i dytë, në të cilin udhëtonin dy shqiptarë. Ndalimi i këtij të fundit sipas policisë greke është bërë pasi dyshohet se dy makinat ishin të përfshirë në transportin e drogës.Ndërkaq po sot policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 40 kg kanabis sativa, ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.