ERE: CEZ nuk e ka përmirësuar performancën

Edhe pse i kanë mbetur vetëm dy javë deri në marrjen e vendimit për heqjen e licences Cez Shpërndarje  nuk e ka përmirësuar performancën.Drejtori i juridik i Entit Rregullator të Energjisë  Eduard Elezi shpjegon se po vijojnë monitorimet në të gjithë vendin dhe janë vënë re përsëri ndërprerje të energjisë apo probleme në rrjet.Pavarësisht të gjitha vështirësive Drejtori juridik siguron të gjithë qytetarët se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë moment.Bordi i Entit Rregullator të Energjisë do të vendosë në lidhje me licencën e kompanisë CEZ  Shpërndarje në datën 21 janar.