KQZ miraton modelin dhe sasinë e kutive të materialeve zgjedhore

Kodi rezervë i kutive të votimit. Boja matrikuluese dhe materialet zgjedhore të votimit kanë qenë pjesë e debatit dhe e vendimarrjes në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve.Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjoncaj  ka kërkuar që  kodet rezervë të përdorura  edhe në zgjedhjet e mëparshme të mos përdoren në këto zgjedhje, pasi nuk garantojë sigurinë e kërkuar.Pasi është shqyrtuar kjo kërkesë Komisioni votoi unanimisht për  blerjen e rreth  40 mijë kodeve  rezervë, me një vlerë rreth 40 mijë euro, i cili do të mbajë ngjyrë të verdhë.Po ashtu u miratua me konsensus propozimi për blerjen e  99 mijë kodeve që do të kenë ngjyrën gri, të cilët do të përdoren për kutitë në 5500 qëndra votimi.Debate ka patur në Komisione edhe sa i përket bojës matrikulluese, ku opozita kërkon shtimin e kritereve për qëndrueshmërinë e  bojës për 24 orë.KQZ miratoi me konsensus vendimin që përcakton modelin dhe sasinë e kutive të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet e 23 qershorit.