Vrau dy persona e plagosi një në 2006, arrestohet në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2013, 20:20
Është ekzekutuar nga uniformat e policisë së Vlorës, masa e sigurisë për Bledar Jambellin, i dyshuar për disa vrasje.Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” për Bledar Jambellin, pasi akuzohet për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervis Shehut dhe plagosjen e shtetasit Edvin Zanaj.Burime nga policia e Vlorës theksojnë se ngjarja e rëndë i përket 30 nëntorit të 2006, në lagjen "11 Janari" të qytetit, ku i akuzuari ka ekzekutuar dy shtetasit e lartëpërmendur, ndërsa ka lënë të plagosur një të tretë.