Arvizu nis bisedën në Facebook, përgjigje për 21 janarin, zgjedhjet, korrupsionin
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka mbajtuar premtimin e dhënë pak kohë më parë. Për afro 2 orë nëpërmjet një nisme të titulluar "Pyet Ambasadorin", diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në një chat direkt online në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në rrjetin social fb.Ambasadori Arvizu është shprehur i shqetësuar për vendimet e deritanishme të KQZ, duke deklaruar se politizimi i vendimarrjes së këtij intitucioni nuk është një ougur i mirë për zgjedhjet e 23 qershorit.“Une jam paksa i shqetesuar per KQZ-ne. Ka pasur probleme qe une i kam perceptuar si probleme te drejteperdrejta administrative, te cilat jane politizuar. Ky nuk eshte nje ogur i mire per 23 qershorin”.Ai ka përsëritur edhe një herë apelin që lëshoi Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjate vizites ne Tirane se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të sigurojë zgjedhje të lira dhe te drejta, dhe te shihen si te tilla nga e gjithe bota. Por me e rendesishmja, tha ai, eshte qe shqiptaret duhet te besojne tek rezultatet.Pyetjes nëse Shqiperia eshte e gatshme per te realizuar zgjedhje te lira e te ndershme kete vit, Ambasadori iu përgjigj:“Pyetja juaj ka te beje me vullnetin politik. Une nuk mund t'i pergjigjem, duhet te pyesni udheheqesit tuaj politik”.Një raport i përgatituar nga Senati Amerikan në të cilin, SHBA shprehte mbështetjen për projektin gazjsellës Nabuko përkundrejt atij TAP që kalon nëpërmjet Shqipërisë, ka zënë një vend të rëndësishëm në pyetjet që i janë adresuar Ambasadorit. Ai tha se qendrimi i SHBA-së për një garë të barabartë nuk ka ndryshuar.“Persa i perket TAP-it, mendoj se jeni duke iu referuar raportit te fundit te pergatitur nga Komiteti i Marredhenieve me Jashte te Senatit. Ne qeverine e Shteteve te Bashkuara, dega legjislative ka pergjegjesine dhe detyren per te informuar Administraten mbi pozicionin e politikave te jashtme. Qeveria e ShBA mbeshtet diversifikimin e burimeve energjitike ne Europe. Politika e Administrates per neutralitet midis TAP dhe Nabuço West nuk ka ndryshuar”.Ndërsa procesi për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit ka marrë një tjetër kthesë ditët e fundit, Ambasadori amerikan ka kërkuar edhe një herë drejtësi.Kane kaluar tashme 2 vjet dhe shqiptaret meritojne te kene pergjigje, meritojne veprim dhe meritojne te kete drejtesi.Teksa zgjidhja e çështjes së qarkut të Fierit largoi edhe më shumë konsensusin mes PD e PS, Ambasadori amerikan ka bërë drejtperdrejtë përgjegjës politikën për krijimin e asaj që ai e cilësoi rrëmuje.“Fieri eshte nje problem i vertete. Nje gje eshte e qarte, politika eshte e pergjegjshme per krijimin e kesaj rremuje. Ne te njejten kohe, qytetaret e Fierit jane pa nje Keshill Qarku funksional. Kjo eshte e papranueshme”.Ndërsa gjatë ditëve të fundit replikat mes PD e PS janë ndezur se tepermi për shkak të sulmeve që partitë po i bëjnë familjarëve të kundërshatreve për qëllime politike, Ambasadori, theksoi domosdoshmërine për statistika objektive, jopartiake, dhe të sakta si dhe informata që ndërlidhen me informacione zyrtare, burimet e të ardhurave, asetet etj.