Kyçet reanimacioni i kirurgjisë në QSUT, MSH: Për shkak të kushteve skandaloze

Reaminacioni i Kirurgjisë do të mbyllet pasi kushtet higjenike në të cilat ndodhet, janë jashtë çdo standardi.Paralajmërimi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka garantuar se të sëmurët kronikë do të mbahen nën kujdes të veçantë, por pas 3 muajsh do të transferohen në ambiente të reja.Drejtori i politikave Pipero ka sqaruar edhe ceshtjen malarias, duke e minimizuar problemin.Ministria ka urdhëruar të gjitha shërbimet spitalore dhe farmaceutike që të jenë në gatishmëri të plotë për trajtimin e të sëmurëve dhe të mos mungojë asnjë medicament i nevojshëm për pacientët.