Vodhi babanë, gjykata lë në burg Fatma Buziun

Gjykata e Durrësit lë në burg 19-vjecaren Fatma Buziu, e cila akuzohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj Ismail Xhindi i ka vjedhur të atit 88 mijë franga dhe 4 milion lekë në kasafortën e tij. Togat e zeza në seancën e sotme gjyqësore kanë dhënë masën “arrest me burg” ndaj Buziut.Çifti Fatma Buziu dhe Ismail Xhindi duket se kanë shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu.Babai nuk e ka miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me 22-vjeçarin, por kur është përballur me faktin e largimit të saj në një apartament të përbashkët me Ismail Xhindin, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të pohojë për rrethin shoqëror “se e ka fejuar vajzën”.Sipas tij, kjo shumë i përkiste hallës së vajzës, e cila ia kishte dërguar kohë pas kohe Shkëlqimit nga Zvicra, që ky t’ia ruante në kasafortë.Fatma Buziu u arrestua mesnatën e 5 janarit nga policia e Durrësit pas denoncimit të bërë nga prindërit e saj, ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 600 mijë lekë të reja.Ndërkaq një ditë më parë policia vuri në pranga edhe 22-vjeçarin Ismail Xhindi.Prokuroria e rrethit Durrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vjedhjes së parave në shuma të mëdha.