PD për koalicione të majta, Paloka: Mirëpresim çdo parti të krahut të kundërt

Partia Demokratike është e hapur të zgjerojë koalicionin me partitë e majta përtej LSI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Nënkryetari i grupit, deputeti demokrat Edi Paloka thotë se PD ëshë e hapur të bashkëpunojë me çdo parti që ka në themel integrimin e vendit.Megjithatë Paloka përjashton çdo mundësi për koalicion me Frymën e Re Demokratike.Duke e cilësuar një koalicion të qëndrueshëm dhe rezultativ atë me LSI-në, Paloka thotë se PD po përgatitet ti fitojë vetë zgjedhjet e ardhshme.