Radhë të gjata në portin e Vlorës, çmimet e biletave janë dyfishuar

Fluks emigrantësh eshte shenuar diten e sotme ne portin e Vlores, te cilet pas festimit te festave te fundvitit po largohen per ne destinacionet e tyre ku prej vitesh jetojne dhe punojne. Numri i madh i emigrantëve eshte shoqeruar mengjesin e sotem edhe me radhe te gjata ne pikën kufitare të kalimit të Portit të Vlorës.Shumë prej emigrantëve janë shprehur të pakënaqur nga mungesa e masave në port, ndërkohë që problem sërish ka qenë numri i biletave të shitura mbi kapacitetet e lejuara nga tragetet. Ata shprehen se edhe pse kushtet jane te njejta me nje vit me pare,cmimet e tyre jane dyfishuar.Po sipas tyre kthimi per ne vendet ku prej vitesh jane akomoduar tashme eshte shoqeruar me probleme. Në ndihmë të policisë kufitare për të përballuar ngarkesën e punës ka qenë e pranishme edhe policia e rendit dhe ajo rrugore.Kohëzgjatja justifikohet me forcimin e kontrolleve në dalje nga shërbimet policore, pasi shumë persona, shtetas te huaj qe nuk jane anetare te Shengenit tentojnë të përfitojnë nga fluksi për të kaluar me dokumente të parregullta apo për të transportuar mallra të paligjshme përtej kufirit.