Beteja për ish-çerdhen në Tiranë, “dorëzohen” banorët, ish pronarët marrin ndërtesën
Pas një dite të gjatë përplasjesh e tensioni, ish-cerdhja 36 i është kthyer pronarëve pretendues. 12 familjet e strehuara në këto ambiente që prej vitit 1994 kanë dorëzuar në mbrëmje banesat e tyre në duart e përmbarimit.Fillimisht janë tërhequr 11 familjet, ndërsa e fundit ka bërë rezistencë deri sa i është dhënë zgjidhje strehimit të saj. Familja Zoto do të përfitojë 6 muaj pagesë qeraje nga pronarët e rinj të ish-cerdhes.Por para se të arrihej marrëveshja, dita ka qënë e mbushur me përplasje e tensione të forta, ku në disa raste është kaluar në konfrontime fizike.Nga njëra anë banorët, të cilët kanë tentuar deri në vetflijim nuk kanë pranuar të dalin nga banesat ,dhe nga ana tjetër pronarët e truallit kanë kërkuar të drejtën sipas ligjit.Me largimin nga keto banesa familjet pretendojnë se mbeten në qiell të hapur , me shpresën për të gjetur zgjidhje dhe strehim në banesat sociale të cilat ndodhen në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.