Pagesat e prapambetura të PAK, Ksera: Do t’i marrin brenda muajit janar

Personat me aftësi të kufizuar do të marrin pagesat e prapambetur brenda muajit janar. Pas protestave të vazhduehsme të kësaj kategorie në të gjithë vendin, Mininistri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera tha se problemi është krijuar për shkak të keqmenaxhimit të fondeve nga ana e njësive vendore.Sipas tij, Ministria është gjendur e papërgatitur për listat e shtuara me emra të rinj që janë sjellë nga pusheti vendor.Ministri, ndërsa foli për sfidat dhe objektivat gjatë 2013, garantoi personat me aftësi të kufizuar se kjo situatë nuk do të përsëritet më. Një nga objektivat më kryesore do të mbeten rritja e mbështetjes për shtresat në nevojë dhe ulja e varfërisë.