Frontet, Pollo: Jo qëllim në vetvete i PD-së, Rama po parandjen humbjen në 2013
Mobilizimi i kundërshtarit kryesor politik Edi Rama për krijimin e një fronti masiv opozitar është një siptomë e frikës për humbjen e radhës, por për PD ky akt nuk përbën çelësin e fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kështu ka konstatuar në RTV Ora News në intervistën e mbrëmjes me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj deputeti i PD-së, njëherësh Ministër i MITIK, Genc Pollo. Sipas tij e gjithë panorama paraelektorale nuk është aspak premtuese, pasi në gjykimin e tij lideri i selisë rozë po tenton me cdo mjet të pregatitë alibinë e dështimit të radhës.“Mazhoranca e ka një koalicion, fare mirë mund të zgjerohet por sështë ky celsi i fitores. Insistimi i Ramës tregon dobësi dhe pasiguri për vullnet elektoral. Është një siptomë frike për humbje të zgjedhjeve, sic është edhe tjetra përgatitja e alibisë për vjedhje të votave nga KQZ, një përsëritje e së kaluarës. Është një formulë jo pa kosto për politikën, integrimin e vendit. Alternativat janë të qarta. Por në bindjen time nuk ka arsye të përsëriten situatat e 2009. Kemi një ligj të miratuar me konsensus. Kemi një tentativë për të bllokuar punën e KQZ nga anëtarët e PS për arsye teknike lidhur me ndarjen e ZAZ-ve, një parapregatitje për të krijuar alibinë e humbjes së zgjedhjeve. Nëse Rama parandjen humbjen e zgjedhjeve parapregatit alibinë, shenjat nuk janë të mira dhe kritikat abuzive ndaj Kolegjit Zgjedhor të Apelit janë shenja jo të mira” tha ai.Duke hedhur vështrimin mbrapa në vitin që lamë pas sa i përket cështjes së integrimit të vendit për Pollon ishte një shans i humbur, i cili ka vetëm një përgjegjës, lideri i opozitës së vendit. Pavarësisht kësaj ai mbetet optimist se nëse kalohen tre ligjet në Kuvend deri në muajin shkurt KE do të mund të rekomandojë dhënien e statusit në KiE.“Cdo njeri me sy dhe veshë në rregull e di se kush është përgjegjësi, unë nuk them se mund ta kishim marrë lehtë. Po përvoja ka treguar se edhe vendet kundër nuk kanë përdorur asnjëherë veton. KE e propozon vendimin, sot e kësaj dite KE nuk e ka propozuar sepse në progres raportin e tetorit vendosi ti vejë tre kushte vendit tonë për plotësimin e tyre deri në 20 nëntor. Pastaj cdo bënte KiE është tjetër gjë, cdo bënin vendet anëtare është tjetër. Ka pasur vende që kanë qenë skeptike në këtë drejtim, këtë përvojë kemi patur edhe për liberalizimin e vizave por në momentin e fundit kanë votuar pro sëbashku me vendet e tjera anëtare të BE. Se a do ndodhë në muajt e ardhshëm kjo mbetet për tu parë, nëse ligjet do miratoheshin deri në shkurt atëherë KE mund ta kalonte topin tek KiE dhe vendet anëtare të BE-së” deklaroi Ministri Pollo.Duke mbetur sërish në vitin elektoral dhe ndikimet që jep kriza ekonomike, për Pollon më e keqja ka kaluar. E nëse gara elektorale do dominohet apo jo nga termat ekonomike, sërish ai mbetet kurioz se cdo të shpalosë kundërshtari, pasi në gjykimin e tij deri më tani nuk ka një ofertë konkrete.“Ekonomia është dicka rastësore. Ne jetojmë këtu ku jetojmë, midis ekonomive të mëdha të Eurozonës dhe do i ndjejmë efektet e krizës përmes eksporteve dhe pavarësisht kësaj kemi rritje ekonomie.Ne e kemi kapacitetin për të rimarrë veten me pak stimul dhe me një përmirësim të Eurozonës, vende të cilat kanë filluar të shfaqin stabilitet. Unë jam kurioz cdo propozojë PS, e kam ndjekur me vëmendje cka premtuar në 2009. Nuk shoh propozime konkrete as tani, vetëm kritika, sharje, mallkime por jo alternative konkrete. Kaundanin e filluan edhe në 2009, por druaj që ditën zero në 23 qershor do fillojnë dhe njëherë nga njëshi” u shpreh ai.Ndërsa i pyetur rreth alternativës që PD do të ofrojë për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Ministri i MITIK u përgjigj:“Shkojmë me një bilanc 8 vjecar, një ndryshim epokal, që ka pasur si qëllim pasurimin dhe begatimin e vendit.Ky ndryshim duhet vazhduar. Cështja është ritmi dhe shpejtësia e ndryshimit. Me këtë qeverisje është dëshmuar ndër vite se mund të ecet shumë shpejt. Nëse PS dhe Edi Rama kanë këtë objektiv nuk e di, objektivi i tyre është vetëm kritika ndaj kësaj qeverie. Rama ka qenë për një dekadë kryetar bashkie i Tiranës dhe ka lënë një reputacion jo të mirë me klientelizmin dhe tenderat e dhënë.Nuk besoj që Rama të ketë ndonjë arsye apo vullnetin për të bërë ndryshim”.