Topi ironizon Kryeministrin: Të mos kujtohet për transparencë në prag të zgjedhjeve

Fryma e re Demokratike ka vijuar komunikimin e hapur me qytetarët, ku destinacioni i radhës kaqenë Sauku.Kryetari i FRD-së gjatë takimit me qytetarët e kryeqytetit u tha banorëve se do të takojnë me thjeshtësi çdo qytetar derë më derë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ecin drejt një fitore të merituar në zgjedhjet e qershorit 2013.Duke ironizuar kërkesën e kryeministrit drejtuar anëtarëve të qeverisë për të publikuar numrat e tyre Bamir Topi tha se qeveria duhet të jetë e hapur me qytetarët gjatë gjithë mandatit dhe jo vetëm kur afrojnë zgjedhjet.Tirana është vendi ku ne do të jemi më të suksesshëm, theksoi Topi, mes mbeshtetësve të shumtë të FRD-së në Sauk.