Topi: FRD, jo koalicione me partitë e vjetra

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka refuzuar hapur ftesën që ka bërë në Twitter kreu i PS-së Edi Rama për koalicione të mundshme me LSI-në dhe FRD-në për zgjedhjet e 2013-ës.Kreu i FRD-së Bamir Topi një një takim të zhvilluar më simpatizantët e kësaj force politike në Krujë, ka deklaruar dhe ka përforcuar idenë se kjo parti nuk ka ndërmend të krijojë koalicion me asnjë nga partitë e vjetra të tranzicionit në Shqipëri, apo partitë e mëdha në skenën politike.Topi ka thënë që kjo parti është një parti që i pranon kompromiset,por jo ato që mund të bazohen në interesat e cçastit dhe individeve të caktuar, por çdo gjë do të bëhet mbi parimet ku në krye të çdo sipërmarrjeje është qytetari.Sipas Topit FD ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhjet e qershorit të 2013-ës dhe sfida kryesore e kësaj force politike është ekonomia dhe lufta pa asnjë lloj kompromis kundër korrupsionit.