Avokati Popullit zgjedh emrat e kandidatëve për komisioner

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët në “Ora News”, Avokati i Popullit Igli Totozani ka përzgjedhur dy kandidatura nga radhët e njerëzve me aftësi të kufizuar për postin e numrit dy të këtij institucioni.Avokati i Popullit ka propozuar si kandidatë për komisioner Ardian Hysën dhe Ermir Kapedanin të cilët vijnë nga kategoria e të verbërve.Dy emrat e kandidatëve për komisionerë do të prezantohen sot në ambjentet e Avokatit të Popullit ndërsa më pas dy kandidaturat t`i dërgohen Parlamentit për votim.Në një intervistë për “Ora News”, Avokati i Popullit, Igli Totozani ka theksuar se emërimi i një personaliteti nga radhët e njerëzve me aftësi të kufizuar duhet të shërbejë si nxitje për të gjitha institucionet e tjera shqiptare.“Një Shqipëri  europiane duhet të jetë një Shqipëri e shanseve të barabarta për të gjithë ne.  Duke nisur nga ky gjykim unë kam menduar që për herë të parë në Shqipëri numuri dy i Avokatit të Popullit , pra Komisioneri të zgjidhet nga radhët e njerëzve që “vuajnë”, pra nga radhët e njerëzve me aftësi të kufizuar.  Jam konsultuar me stafin dhe bashkëpunëtorët tanë në shoqërinë civile. Dhe kemi dalë në përfundimin se do ishte një revolucion i vogël në administratën shqiptare që numri dy i Avokatit të Popullit të jetë nga kjo shtresë e bashkëqytetrëve tanë. Ata janë të mirëshkolluar, këmbëngulës dhe shumë te zellshëm, për më tepër do jenë avokatë të mirë të problemeve të tyre” është shprehur Avokati I Popullit në intervistën që ka zhvilluar në “Ora News”.