Vodhi kasafortën e vjehrrit, arrestohet pas të dashurës edhe Ismail Xhindi

Vetëm dy ditë pas arrestimit të të dashurës së sij 18 vjeçare, bie në prangat e policisë edhe 22-vjeçari Ismail Xhindi. Ky i fundit sëbashku me Fatma Buziu akuzohen se i kanë vjedhur të atit të Fatmës 88 mijë franga dhe 4 milion lekë në kasafortën e tij.Çifti Fatma Buziu dhe Ismail Xhindi duket se kanë shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu.Babai nuk e ka miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me 22-vjeçarin, por kur është përballur me faktin e largimit të saj në një apartament të përbashkët me Ismail Xhindin, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të pohojë për rrethin shoqëror “se e ka fejuar vajzën”.Sipas tij, kjo shumë i përkiste hallës së vajzës, e cila ia kishte dërguar kohë pas kohe Shkëlqimit nga Zvicra, që ky t’ia ruante në kasafortë.Policia e Durrësit pas mesnatës së 5 janarit ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçares, ndërsa i sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën prej 600 mijë lekë të reja.Ndërkaq Prokuroria e rrethit Durrës po heton çështjen e vjedhjes së parave në shuma të mëdha, një ngjarje e pazakontë kjo për vendin.