Arrestohet gazetari i ATSH-së Begtash Zeneli, akuzohet për korrupsion pasiv
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gazetarin e Agjensisë Telegrafike Shqiptare Begtash Zeneli.Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se 50-vjeçari akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Sipas policisë, gazetari ushtronte presion tek një punonjës policie i pikës së kalimit të kontrollit kufitar në Kakavijë, duke i kërkuar 3000 Euro, për të mos dhënë në media një filmin që ia kishte bërë policit para Krishtlindjeve.Sipas policisë arrestimi i gazetarit është bërë në një lokal afër Zogut të Zi në Tiranë në momentin kur punonjësi i policisë po i jepte shumën e kërkuar gazetarit.Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale shumën e eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për ti bërë presion punonjësit të policisë.