Kapshticë, kapen 40 kg drogë në një kamion, arrestohet drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2013, 08:05
Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 40 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në një kamion që vinte nga Erseka me targa AA 548 AR i cili drejtohej nga shtetasi Erjon Veizi dhe kishte si destinacion shtetin grek.Pas kontrollit të mjetit, efektivët e policisë kanë arritur të gjejnë sasinë e drogës të fshehur në shasinë e kamionit ndërsa kanë arrestuar edhe drejtuesin e tij.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.