FRD komunikim të hapur me qytetarët: S’ka koalicion me partitë e vjetra të tranzicionit

FRD nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra të tranzicionit në Shqipëri PS-PD-LSI, ndërkohë që ne e dëshirojmë kompromisin, por jo atë kompromis që bazohet në interesa të çastit dhe të individëve por në interes të parimeve dhe të qytetarëve. Kështu ka deklaruar kreu i FRD-së Bamir Topi gjatë nismës për komunikim të hapur me qyetarët në qytetin e Krujës.Duke folur para qytetarëve të Topi i ftoi ata të marrin pjesë në hartimin e programit elektoral të FRD-së, duke respektuar dhe mirëpritur kontributin e gjithëseicilit. Ai i kërkoi të moshuarve të jenë të pranishëm me eksperiencën e tyre, intelektualëve me profesionalizmin e tyre, të rinjve me dinamizmin që i karakterizon, si dhe grave dhe vajzave me përkushtimin e tyre, që të bëhen pjesë e programit elektoral.Sipas Topit, ekonomia dhe mirëqënia e qytetarit do të jenë përparësi e FRD-së, ndërkohë që Kruja ka shërbyer dhe shërben si frymëzim për çështjen kombëtare, e cila përbën gjithashtu një përparësi të FRD-së.Ndërsa deputeti i qarkut Durrës ku bën pjesë edhe Kruja, Gazmend Oketa, u shpreh se Kruja do të jetë një shembull i mirë në zgjedhjet e qershorit dhe me votë do të tregojë se klasa e vjetër politike e ka mbaruar misionin e saj. Tashmë është rradha e FRD-së t’u mundësojë shqiptarëve realizimin e ëndrrës evropiane, për të cilën aspiruan edhe studentët e dhjetorit ‘90.Përfaqësuesit vendorë të FRD-së Shpresjana Pistolja, Evesi Larti, Genci Sheta dhe Zenel Maja bënë thirrje që me votën e tyre krutanët të sfidojnë dhe të ndryshojnë politikën e vjetër.