Në legjislaturën tjetër, Alibeaj: Shpërndarje e re e mandateve sipas KQZ-së

Kuvendi i Shqipërisë duhet të bëjë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Kjo sipas deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, duhet bërë në përputhje me përllogaritjet që KQZ ka bërë për shpërndarjen e re të mandateve, pavarësisht faktit se nëse KQZ e miratoi aktin ose jo me shumicë të cilësuar.Alibeaj thotë se përllogaritja aritmetikore është bërë nga ky institucion, por ai shton se KQZ ka ende hapësira kohore për të shqyrtuar shpërndarjen e mandateve për t’i përcjellë një dokument final Kuvendit.Duke folur për koalicionet parazgjedhore, Alibeaj e komentoi ftesën e kryesocialistit Rama ndaj LSI e FRD-së si frikë që ai ka për zgjedhjet e ardhshme. Ai thotë se nuk mund të bëhesh Kryeministër në tavolinë.2013 do të jetë viti i sfidave elektorale që në fund do të përcaktojë vullneti i sovranit kush do të qeverisë katër vitet e ardhshme, thotë Alibeaj.