Vëlla e motër “ngecin” në shina, humb jetën vajza, plagoset lehtë djali pas përplasjes nga treni

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik të regjistruar vetëm pak minuta më parë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku treni i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës ka përlasur një automjet tip "ford focus, e cila ishte pronotuar për taksi nga dy persona të një familje, vëlla e motër dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Kristjana Ndoshaj 21-vjeç, ndërsa Mikel Ndoshaj 23 vjeç,i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.Mësohet se përlasja erdhi si rezultat i ngecjes së automjetit në shinat e trenit. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së kryeqyetit, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndersa ka shoqeruar ne komisariat mashinistin e trenit te linjes Tirane-Durres dhe drejtuesin e taksisë për marrjen e dëshmive.